Fjoralba Ponari, një ndër moderatoret më të dashura për publikun, ka zbuluar së fundmi disa të reja përket karrierës së saj si dhe jetës private.

  • foto galeri
  • foto galeri

Përmes një mini-interviste në rrjetin social ‘Instagram’, moderatorja ka zbuluar se së shpejti do ta shikojmë dhe në kinematografi. Moderatorja ka treguar se do të jetë pjesë e një projekti ndërkombëtar, saktësisht një filmi të Netflix, ku do ta ketë një rol të vogël.

“Bëhet fjalë për një projekt ndërkombëtar (sigurisht rol i vogël) por që uroj që pandemia të mos na i presë ëndrrat në mes!”, ka treguar Fjoralba.

Fjoralba është në profesion stomatologe, por e kemi parë edhe duke moderuar dhe kënduar, ndërsa duket se ajo ka vendosur të merret edhe me aktrim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb