TIRANE – Fjoralba Ponari mbylli një sezon të suksesshëm në “Procesin Sportiv”, por këtë sezon përkrah Edi Manushit pamë Nevina Shtyllën. Prej disa kohësh në media flitet se çfarë do të ndodhë me Fjoralbën dhe vetëm ditën e djeshme moderatorja ka vendosur të zbulojë programin e radhës ku do ta shohim këtë sezon.

Ajo ka postuar një video, ku është duke intervistuar një fëmijë në “The Voice Kids”. “Duke ju dhënë indikacione”, -ka shkruar Fjoralba në videon që ka postuar në Instastory.

Gjithashtu kur e kanë pyetur se kur do e shohim sërish në ekran, moderatorja është përgjigjur: “Është zyrtare! Javën e fundit të tetorit!”. Një prej fansave e ka pyetur moderatoren se me çfarë ka të bëjë emisioni i ri dhe ajo është përgjigjur se një të dhënë e ka postuar në Instastory duke iu referuar videos në “The Voice Kids”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb