Solidariteti që kanë shfaqur shqiptarët kudo ndodhen në këto momente të jashtëzakonshme është gjëja më e mrekullueshme që mund të ndodhte pas kësaj tragjedie të madhe. Bota e futbollit, brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë, është solidarizuar që në momentet e para, donacionet dhe ndihmat kanë qenë nga më të ndryshmet.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në këtë fushatë sensibilizuese është përfshirë edhe klubi i Bylis. Pas ndihmave në ushqime dhe veshje, klubi i Bylis me anë të presidentit Kapllanaj ka dhuruar 10.000 euro për familjet e prekura nga tërmeti, shumë të cilën e konfirmoi live gjatë emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët”.

Bylis
Bylis

Klubi i Bylis gjithashtu ka vendosur në dispozicion edhe kompaninë e ndërtimit e cila është nën pronësi të presidentit Kapllanaj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: