Këngëtarja e këngës së famshme “Killing Me Softly” Roberta Flack është diagnostikuar me ALS, e njohur gjithashtu edhe si sëmundja e Lou Gehrig, njoftoi sot publicisti i saj.

Sëmundja progresive neurodegjenerative, me emrin e plotë Skleroza Laterale Amiotrofike (ALS), e ka bërë të pamundur që ajo të këndojë dhe ta ketë shumë të vështirë edhe të flasë.

Më 17 nëntor është edhe premiera “Roberta”, një dokumentar për jetën dhe karrierën e Flack në DOC NYC, festivali më i madh i filmit dokumentar në SHBA.

Dokumentari është i disponueshëm në internet nga 18-27 nëntor dhe do të shfaqet premierë edhe më 24 janar në PBS, si pjesë e serialit “American Masters”.

Këngëtarja e “First Hera I Ever I Saw Your Face” pati një goditje në tru në vitin 2016 dhe kaloi edhe Covid-19.

ALS bën që neuronet motorike që kontrollojnë lëvizjet e muskujve të degjenerojnë.

Kur neuronet motorike vdesin, truri nuk mund të inicojë dhe kontrollojë më lëvizjen e muskujve. Kur veprimi i vullnetshëm i muskujve preket në mënyrë progresive, njerëzit mund të humbasin aftësinë për të folur, për të ngrënë, për të lëvizur dhe për të marrë frymë.

Stephen Hawking është një nga pacientët e profilit më të lartë me ALS që jetoi shumë më gjatë nga sa prisnin mjekët.

Kozmologu i famshëm, i cili vdiq në vitin 2018 në moshën 76-vjeçare, jetoi më shumë se pesë dekada pasi u diagnostikua.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb