Të paktën tre persona kanë vdekur nga rrëzimi i një avioni ushtarak në Rusi.

Mediat e huaja kanë publikuar pamjet e avionit të përfshirë nga flakët dhe shihet teksa bie në një zonë të pyllëzuar. Një tym i madh mbulon të gjitha vendin.

Agjencitë e lajmeve në Rusi thonë se avioni ishte nisur për një fluturim testues jashtë Moskës, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rrëzimit.

“Avioni i ri i lehtë ushtarak i transportit, një Il-112V, u përplas në një zonë të pyllëzuar ndërsa po zbriste në aeroportin Kubinka rreth 28 milje në perëndim të Moskës”, tha një zëdhënës i Korporatës OAK për Tass.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb