Në pamjet që shihni, shfaqet zjarri i frikshëm që dogji gjatë natës një lokal në “Myslym Shyri” në Tiranë. Ngjarja u regjistrua rreth orës 23:25.

Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga “BalkanWeb” zjarri ka qenë i përmasave të mëdha, ndërsa ka shkaktuar shumë dëme materiale.

Flakët kanë qenë shumë të mëdha, aq sa kanë rrezikuar edhe katin e dytë të pallatit ku ndodhej lokali. Nga zjarri, nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht nuk dihet shkaku i zjarrit.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb