Pamjet që shihni tregojnë momentin fatal të përplasjes së makinës ku udhëtonte i riu nga Berati, i cili gjeti vdekjen e menjëhershme. Ngjarja tragjike është filmuar nga kamerat e sigurisë së një karburanti që ndodhej pranë rrethrrotullimit të Poshnjës, ku ndahen rrugët drejt Dimalit, Kuçovës dhe Beratit.

Gazetarja Enida Petova ka siguruar për BalkanWeb pamjet ku shihet se si automjeti i afrohet rrethrrotullimit me shpejtësi skëterrë, ndërsa pasi humb kontrollin përplaset me një shtyllë ndriçimi dhe më pas përfundon në kanal dhe Benzi shpërthen në flakë.

Në pamje shihet se mjeti ka shpërthyer në flakë gjigante,ndërsa i riu Kliti Merkaj u shkrumbua brenda.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb