Presidenti Ilir Meta i ëhstë përgjigjur flakë për flakë kryeminsitrit të vendit Edi Rama që nuk luan nga e tija, e thotë se zgjedhjet do mbahen më 30 qershor.

Vetëm me një fjali, ashtu siç Rama bëri, por vetëm se ndryshoi rrjetin social ku u shpreh, Meta i kujton Ramës se shqiptarët kanë nevojë për zgjedhje dhe jo për votime.

“Shqiptarët kanë nevojë për ZGJEDHJE, jo për votime!”, shkruan ai në Facebook.

“Zgjedhjet do të bëhen në 30 qershor”,- shkroi Rama pak minuta para tij në Twitter.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: