Autoritetet greke kanë vendosur në pranga një 43-vjeçar, i cili dyshohet se ka vendosur zjarret në zonën e Kryonerit.

Ai hiqej si një drejtues autobusi dhe pretendonte se merrte pjesë në aksionet për shuarjen e flakëve, në mënyrë vullnetare.

Teksa ai bënte sikur ndihmonte shuarjen e zjarrit, prapa tij, gjendeshin papritur vatra të reja, shkruajnë mediat greke. Këto nxitën më shumë dyshimet e autoriteteve, që vendosën që të arrestonin burrin. 43-vjeçari akuzohet se ka vendosur me qëllim zjarrin në një pyll, që u përhap më pas në një dendësi më të madhe, duke shkaktuar mijëra ha tokë të djegur.

Policia pas arrestimit i ka shtrirë kontrollet në shtëpinë e 43-vjeçarit ku ka gjetur çakmakë dhe mjete të tjera që përdoreshin për djegie.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb