Flakët e zjarrit kanë përfshirë mëngjesin e sotëm dhjetëra hektar me shkurre e pyje në kodrat e fshatit Remanicë, pjesë e Njësisë Administrative Velabisht në rrethin e Beratit.

Zjarri që ka përfshirë të gjithë sipërfaqen e kësaj zone vijon ende të përparojë përgjatë kodrën,ndërkohë që nuk po duket ende ndonjë zjarrëfikëse në këtë zonë, për të vënë nën kontroll flakët që po përpijnë pa mëshirë gjithshka.

Terreni i vështirë kodrinor dhe mungesa e rrugës ka bërë që asnjë zjarrëfikëse të mos ketë mundësi të hyjë në këtë zonē që fatmirësisht nuk është e banuar, ndërkohë që priten forcat xheniere të ushtrisë për të fikur zjarrin.

Nuk është hera e parë që në kodrat përreth Beratit dhe Urës-Vajgurore përfshihen nga zjarret dhe kjo ndodh nga vetë banorët për hapjen e kullotave ose karrierave të përpunumit të gurit.

E ndërsa shkrumbohen çdo vit sipërfaqe të tëra të gjelbëruara askush nuk mban përgjegjësi për këto zjarre dhe asnjë person nuk është vënë në pranga për zjarrëvëniet e qëllimshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb