VLORA

Policia informon se pronari i skafit i cili u përfshi nga flakët në Vlorë është djegur nga zjarri.
Zbulohet se defekti ka ndodhur sapo ai ka ndezur skafin në Triport dhe flakët e kanë përfshirë edhe atë.

Pikërisht defekti ka ndodhur sapo ai ka ndezur skafin dhe menjëherë mjeti lundrues u përfshi nga zjarri.
57- vjeçari A.B, u tranportua menjëherë në Spitalin e Vlorës, por më pas u dërgua tek Trauma në Tiranë për ndihmë më të specializuar.

NJOFTIM NGA POLICIA

Vlorë/Informacion paraprak

Në orën 19:20, në Triport të Vlorës, shtetasi A.B., 57 vjeç, në momentin e ndezjes së mjetit të tij lundrues, dyshohet se si pasojë e një defekti gomonia është përfshirë nga flakët duke e dëmtuar atë.

A. B është transportuar për ndihmën e parë në Spitalin e Vlorës, më pas është tranaportuar për ndihmë më të specializuar drejt Spitalit të Traumës Tiranë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb