Dy persona kanë humbur jetën në Kaliforninë veriore si pasojë e zjarreve që përfshiu vendin. Mijëra qytetarë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre. Viktimat u gjetën brenda një makine e cila ishte përfshirë nga flakët. Sipas sherifit të qarkut, Jeremiah LaRue ata duket se po përpiqeshin të largoheshin nga zonë, por në pamundësi për t’ja dalë,.

Sakaq guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për shkak të zjarrit, që ka nisur që të premten. Ndërkaq rreth 650 zjarrfikës janë në luftë me flakët në përpjekje për të neutralizuar zjarrin, por pa sukses deri më tani, pasi erërat e forta kanë bërë që flakët të përhapen me shpejtësi.

Si rezultat, më shumë se 2000 banorë të zonës përreth Pyllit Kombëtar Klamath janë detyruar të evakuojnë shtëpitë e tyre. Ekipet e shpëtimit kanë ndihmuar alpinistët që kishin qenë në shtigjet e parkut kombëtar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb