Kritike paraqitet situata në Dropull për shkak të zjarreve.

Të paktën 5 ha pyll drurë të rrallë të llojit Prall dhe 10 ha kullota janë djegur, ndërkohë që gazetarja Brikena Metaj raporton për BalkanWeb se zjarri është duke marrë përmasa edhe më të mëdha.

Shefi i zjarrfikësve të Dropullit Alqi Kosta, është shprehur, se ka kërkuar ndihmë nga zjarrfikësit e Libohovës dhe Gjirokastrës.

Ndërkaq kryetari i Bashkisë së Dropullit, Dhimitër Toli, ka kërkuar me urgjencë nga Emergjencat Civile në Tiranë, helikopter për shuarjen e zjarrit masiv pasi është e pamundur të ndërhyhet nga toka.

Por në mungesë të helikopterit nga Tirana është kërkuar ndihmë nga Greqia dhe pritet që mbërritja e helikopterit për të shuar zjarret që mos t’u afrohen zjarret.

Flakët po përparojnë në afërsi të banesave në tre fshatra të Dropullit, dhe se është të paktën 100 m larg zonës së banuar në fshatrat Lugar dhe Gorricë. forcat zjarrfikëse dhe banorë të fshatrave po punojnë për shuarjen e flakëve

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb