Një nga ndërtesat e shtëpive të të moshuarve në Nju Jork, është përfshirë nga një zjarr masiv që shpërtheu orët e para të së martës.

Sipas mediave të huaja, të paktën një person është shpallur i vdekur deri më tani, ndërsa disa të tjerë kanë pësuar lëndime të konsiderueshme.

Ekipet e zjarrfikësve dhe të policisë, ndodhen në vendngjarje, për të bërë të mundur evakuimin e të moshuarve dhe personelit që ndodhshin në godinë. Ndërkohë bëhet e ditur se si pasojë e flakëve të mëdha, ndërtesa, është shembur e gjitha.

Mark Kennedy, një nga dëshmitarët e incidentit të rëndë, ka publikuar foto e pamje filmike nga ndërtesa e përfshirë nga flakët.

“Zjarri ka qëndruar i ndezur për më shumë se dy orë, para se ndërtesa të shembej”, ka thënë Kennedy për mediat vendase.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: