Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me zjarrin që përfshiu një traget të linjës Igumenicë-Brindisi.

Mediat greke flasin për 10 person të zhdukur, ndërkohë që ende asgjë nuk është zyrtare.
Informacioni për të zhdukurit mësohet se ka ardhur nga numërimi i parë i kryer në varkat e shpëtimit. Të mbijetuarit e anijes që u përfshi nga flakët u vendosën në 3 mjete lundruese dhe më pas u dërguan për në Korfuz.

Si shpërtheu zjarri
Zjarri ra pak pas nisjes së anijes nga porti i Igumenicës, në orën 4.30 të mëngjesit. Fill pasi ra alarmi, nisi dhe procesi i evakuimit. Të gjithë pasagjerët u larguan nga anija me varka shpëtimi. Sipas informacioneve të ERT-së, një pjesëtar i ekuipazhit është plagosur. Për fat të mirë moti ishte shumë i mirë, duke bërë që operacioni i shpëtimit të shkonte pa probleme. “Flakët filluan të dilnin nga kuvertat e jashtme pasi ne u larguam nga anija. Dëgjuam shpërthime nga gomat e kamionëve”, tha një prej dëshmitarëve për protothema.gr. Sipas tij, ekuipazhi ishte i organizuar dhe i trajnuar. “Nëse ekuipazhi nuk do të kishte reaguar menjëherë, nuk e di se çfarë do të kishte ndodhur, ndoshta zjarri na kishte zënë”, tha ai.

Shqetësim sipas dëshmitarëve ngelet fakti se në ambientet e garazhit, ku kanë qenë të parkuar dhe kamionë, nga ku mendohet se ka ardhur zjarri, ka pasur shoferë në gjumë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb