Flamengo është i interesuar për dy futbollistë të Interit. Klubi brazilian kërkon Arturo Vidal dhe Alexis Sanchez, të 2 lojtarë jo shumë të dëshirueshëm në Milano për sezonin që vjen.

Sipas GoalChile, Flamengo pëlqen shumë sulmuesin kilian, për të cilin kanë nisur edhe sondazhet tashmë.

Sa i takon mesfushorit, Vidal shihet si mjaft i duhur për repartin e mesit të fushës.

Interi do donte shumë që t’i shiste të dy, teksa do përfitonte mjaft nga paga e tyre. Me ato rroga që nuk shpenzoheshin, klubi nga Milano do kishte mjaftueshëm para për të shkuar te Paulo Dybala.

 

Uu
Uu

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: