Në veri të Mitrovicës janë vendosur flamuj serbë dhe rusë gjatë mbrëmjes së kaluar, teksa sot po mbahen zgjedhjet e parakoshme parlamentare në Kosovë.

Ndërkohë, për të monitoruar zgjedhjet dhe për të parandaluar ndonjë përplasje të mundshme, mediet kosovare raportojnë se në veri të Mitrovicës janë në gatishmëri rreth 700 efektivë policorë.

Klan Kosova mka mësuar se serbë, të cilët kanë lindur në Kosovë dhe jetojnë në Serbi janë ftuar për të votuar në zgjedhjet e sotme, edhe pse nuk kanë dokumentacion të shtetit të Kosovës.

Kjo bie ndesh me vendimin e Komisionit Zgjedhor të Kosovës, që nuk do t’i lejojë të votohet pa dokumentet e Kosovës.

Po ashtu nga Beogradi kanë ardhur disa gazetarë, të cilët janë marrë në pyetje nga forcat e rendit, sepse ka pasë dyshime për veprimtarinë e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb