Drejtuesi politik i Partisë Demokratike, në qarkun e Kukësit, Flamur Hoxha, ka zhvilluar një takim me ish të përndjekurit e atij komuniteti.

Gjatë bisedës me to, Hoxha ka theksuar se Partia në Demokratike, në pika të caktuara të programit të saj, ka si synim të zgjidhë përfundimisht rehabilitimin e tyre ekonomik, si dhe gjetjen e të humburve të ekzekutuar nga regjimi komunist.

Ndërkohë nga krahu tjetër, të përndjekurit politikë të Kukësit, kanë ngritur problematikat që i shqetësojnë si: neglizhencën e institucioneve në dokumentimin e persekutimit në regjimin komunist, shpopullimi i zonave të Kukësit, problemet e përmbytjes, energjinë elektrike dhe çmimin e lartë të lëndëve djegëse.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb