Drejtuesi politik i PD për qarkun e Kukësit, Flamur Hoxha, siguroi familjet në varfëri se me qeverisjen e vendit nga PD jeta e tyre do të përmirësohet dhe do të kenë shtetin në krah.

Gjatë një vizite në familjen e Servetes, e cila nuk ka mundësi ekonomke rë sigurojë një jetë normale, zoti Hoxha theksoi angazhimin e PD për të dyfishuar ndihmën ekonomike.

Familja e Servetes është me me 7 anëtarë, që jetojnë me 60 mijë lekë ndihmë ekonomike në muaj. Janë në shtëpi me qera,me fëmijë të semurë, bashkëshorti i pa punë, rrethana që rëndojnë gjendjen ekonomike të familje. Servetja thotë se ka trokitur në çdo derë, por pa zgjidhje.

lamur Hoxha e siguroi se PD ka prioritet të vet zbutjen dhe elimimin e varfërisë.

“Dyfishimi i ndihmës ekonomike, krijimi i vendeve të reja punës, ulja e çmimit të energjisë elektrike, mbrojtja e familjeve në nevojë me fashën prej 300kw, marrja përsipër 100% e interesave bankare për të pastrehët ndihmojnë në krijimin e standarteve të reja të jetesës”- u shpreh Flamur Hoxha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb