Edhe pse ende nuk ishte dhënë lajmi për ndarjen nga jeta të monarkes me jetëgjatësinë më të madhe në fronin britanik, qytetarë të shumtë u mblodhën para Buckingham Palace, të shqetësuar për atë që mund të ndodhte.
Flamuri britanik u ul në gjysmë shtizë në orën 18:30, ndërsa situata para pallatit Buckingham paraqitet e zymtë.
Ndërsa u njoftua lajmi për vdekjen e Mbretëreshës, qindra njerëz nisën ta qanin jashtë jashtë portave të pallatit.
Tashmë pritet që kryeministrja e cila ka marrë detyrën vetëm pak ditë më parë, Liz Truss, t’i drejtohet kombit në një fjalim.
Nga pamjet e përcjella live nga mediat britanike, shihet se një perimetër sigurie është vendosur në hyrje të Buckingham Palace.







