TIRANE- Deputeti i PD-së Flamur Noka deklaroi se ai dhe disa kolegë të tij janë pro përshkallëzit të protestave, ndërsa shtoi se nuk sheh asnjë arsye tjetër përveç radikalizimit të opozitës kundër qeverisë.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në “News24’ Noka pohoi se kryeministri Edi Rama nuk i ka lënë rrugë tjetër opozitës, përveç protestave dhe bojkotit. Mes të tjerash demokrati shtoi se kryeministri e ka shndërruar Shqipërinë në një xhungël, shkruan ‘BalkanWeb’.

“Rama vetëm dhunon, përshkallëzon arrogancën dhe po i mbyll gojën opozitës. Kjo nuk mund të pranohet, pasi në demokraci nuk mund të pranohet dhe vendosen standarde të tilla. Këto janë sinjale të qeta për një autokraturë. Unë dhe disa kolegë të mit, që jemi në pakicë për fat të ekë, por se besoj se do jemi gjithmonë në pakicë, nuk shohim se do të ketë zgjedhje tjetër, përveç radikalizimit tonë. A mund të më thoni se çfarë hapësirash i ka lënë ky kryeministër opozitës. Ai parlament është shndërruar në një noter qorr. Ai e kishte pushtetin ekzekutiv për 4 vjet, a ka qeverisur. Jo. Por ka mbjell veç kanabis. E ka shndërruar Shqipërinë në një xhungël. Banda drogë, kryeministër i kapur. Na erdhi një ministër që ka të vëllain me vendim gjykate të dënuar për trafik kanabisi. A mund të pranohet një standard i tillë? Jo. Ne sot kemi një kryeministër që drejton dhe urdhëron mediat. Dike me dhunë dike me ryshfet. Kemi një kryeministër edhe kryegjykatës, edhe kryetari i Kushtetueses së këtij vendi. Kemi një kryeministër që urdhëron gjykatës që të lirohet nga burgu ish-ministri i Brendshëm. Këta mund ta mbajnë me dhunën e kartonëve, por s’mund ta bëjnë këtë. Me Ramën kryeministër nuk shkohet në zgjedhje. Brenda grupit do bëhemi një grup kolegësh që të përshkallëzohen protestat”, tha Noka.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: