TIRANË- Deputeti demokrat Flamur Noka e ka quajtur turp kombëtar video-konferencën e kryeministrit Edi Rama me kuksianët, sipas tij drejtorë të tij në Kukës.

Në një status në “Facebook”, Noka shkruan se shqiptarët janë ngritur në këmbë të bindur se mosbindja civile ndaj qeverisë së bandave dhe korrupsionit dhe rrëzimi i saj është zgjidhja dhe shpëtimi për Shqipërinë.

“Rama si struci. Kukësi dhe Shqipëria ngrihet, Rama shkrehet duke fut kokën në rërë. Pabesinë dhe urrejtjen ndaj Kukësit dhe veriut mundohet ta shlyejë me takim me ‘kuksianët’ që janë pro tarifës. Ata janë drejtorët e tij në Kukës dhe një ish-këshilltar i larguar nga dekriminalizimi, të cilët na i paraqiti si qytetarë të Kukësit që janë të dashuruar me tarifën ‘Rama’.
Ky është një turp kombëtar. Por Rama do gjejë tjerë “kuksiane ‘pro tarifës’ në darkë e ata janë disa ‘biznesmenë’ socialistë ose ‘lëpirës’ Ramiste pro taksës që duan të paraqesin si dashuri të vetme të kuksianëve ‘tarifën’ e Rrugës së Kombit të vendosur ndaj shqiptarëve andej dhe këtej Drinit. Ramistët e drekës dhe të darkës në Kukës sot duan ta paraqesin tarifën ‘Rama’ ndaj të cilës Kukësi, Kosova dhe gjithë Shqipëria proteston si alternativë, ndërkohë që shqiptarët janë ngritur në këmbë të bindur se mosbindja civile ndaj qeverisë së bandave dhe korrupsionit dhe rrëzimi i saj është zgjidhja dhe shpëtimi për Shqipërinë”, shkruan deputeti i PD-së.

Flamur Noka fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: