Drejtuesi politik i PD për Vorën, Flamur Noka, vizitoi familjen e Zaim Gegës në Marikaj e cila ndodhet në vështirësi ekonomike.

Zaim Gega thotë se shteti i ka ulur kempin 5 mijë lekë, ndërkohë që për ilaçet dhe ushqimet i duhet t’i marrë me borxh ose listë.

Gega ka akuzuar shtetin me thënien e vjetër popullore “Këta të vrasin natën, e të qajnë ditën’’.
Nga ana tjetër Flamur Noka e ka siguruar se qeveria e PD do të mendojë për të. Fillimisht do i rritet dyfish ndihma ekonomike ndërsa shërbimin shëndetësor do e marrë pa asnjë sorollatje.

“Para ca kohësh më ulën dhe kempin 5 mijë lekë, pa më dhënë asnjë shpjegim. Ilaçet i marr me lekë borxh, emrin e kam në listat e 3 dyqaneve. Dua veç drejtësi. Çfarë më takon. Nuk mora asnjë ndihmë as kur ra tërmeti, as me pandeminë. Jemi krejt të braktisur. Një tërmet më i fortë, na zë brenda 3 vetë. Ata e dinë gjendjen time, por këta të vrasin natën e të qajnë ditën” – u shpreh kryefamiljari invalid.

Flamur Noka inkurajoi Zaimin dhe të gjithë familjet e braktisura nga qeveria që në 25 prill të votojnë për të ndryshuar jetën e tyre, duke votuar PD.

“Do ta ndryshojmë, se shteti nuk mund të të lërë me 20 mijë lekë të vjetra ndihmë. Ne do ta dyfishojmë ndihmën ekonomike, do të marrësh shërbimin shëndetësor që të takon, pa sorolltje si tani. Shqiperia ka ngelur mbrapa këto vjet, por ne , duhet ta ndryshojmë me votë që të ecim përpara. Ti ke nevojë për një qeveri që të mendojë për njerëzit. Për ata që janë në nevojë si ty, duhet një qeveri për njerëzit, që të mëndojë për ta. Kjo qeveri do të jetë qeveria e PD.”- theksoi Flamur Noka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb