TIRANË 

Ish-deputeti i PD Flamur Noka në një dalje publike për mediat tha se Edi Rama nuk e ka të gjatë në pushtet.

Noka u shpreh se pushteti po jep shpirt, ndërsa theksoi se data 8 qershor do të hyjë në histori.  

“Janë shumë qytetarë në burg politik. Ata janë në burg vetëm pse kanë protestuar kundër kësaj bande kriminale. Ju jeni dëshmitarë të dosjes 339. Mediat ndërkombëtare po zbërthejnë krimin në pushtet. Përgjimet e ‘Bild’ kanë tronditur qytetarët shqiptarë.

Në dosjen 339 i përfshirë Rama dhe kryebashkiakë. Bisha në pushtet po jep shpirt. Me datë 8 qytetarët do japin leksion se nuk pranohet banda në pushtet. Data 8 qershor do hyjë në histori”, tha Noka.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb