TIRANË- Deputeti demokrat dhe ish-ministri i Brendshëm Flamur Noka parashikon që vettingu i politikanëve do të bëhet. Në një status në “Facebook”, Noka shprehet se deputetët dhe ministrat si Balla, Xhafaj apo Cyrbja do t’i bashkohen atyre të larguar.

Noka thotë se Rama ka nisur propagandën por është përpëlitje e kotë.
“Vetingu i politikanëve do bëhet. Balla, Xhafaj, Cyrbja do t’i bashkohen Ben Nokës, Roshit, Frrokut e të tjerëve si ata..
Njësoj si për dekriminalizimin, Edi Rama ka filluar propagandën kundër, por kjo është përpëlitje e kotë. Politika do të ndahet një herë e mirë nga krimi dhe bashkëpunëtorët e krimit”, shkruan Noka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb