Në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 është diskutuar edhe flamuri amerikan në dorën e Metës gjatë manifestimit si dhe reagimi i ambasadores së SHBA, Yuri Kim.

Vasjari tha se flamuri amerikan u përdor qëllimisht në këtë manifestim ashtu si dhe në një protestë të opozitës dhe kjo sipas analistit ishte e tepërt.

Kurse Balliu nga ana tjetër është shprehur se flamuri amerikan ishte aty për nder të emigrantëve që kishin ardhur nga përtej oqeanit kurse për reagimin e Yuri Kim tha se ambasadorja është e re dhe do e mësojë gjatë shërbimit diplomatik se nuk ka në Shqipëri politikan, të ritur apo fëmijë që mos dojë flamurin amerikan.

 

DEBATI NË REAL STORY

ARJAN VASJARI: Mund ta evitonte? Manifestimi puntonte të senzibilizonte shoqërinë për Kushtetutën. Valëvitja e flamurit amerikan, ishin të tepërta. Nuk i shoh asnjë sens valëvitjen e atij flamuri. Reagimi i ambasadores ishte

FAHRI BALLIU: Ambasadorja është e re këtu, dhe nuk e di që këtu s’ka politikan, të rritur apo fëmijë që nuk e do flamurin amerikan. Nuk është mësuar me këtë.
Në respekt të atyre që erdhën nga përtej oqeanit ishte dhe flamuri. Nxjerrja e flamurit amerikan, nga ana e saj burokratike ishte korrekte.

ARJAN VASJARI: Flamuri është shkaku i përdorur, dhe i shfrytëzuar për këtë manifestim. është hera e dytë . Lidhet dhe me kulturën e atij vendi imagjino Trump të dalë në një shesh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb