GREQI- Një ditë pas përurimit të dy kurseve të mësimit të gjuhës shqipe nga shoqata e emigrantëve shqiptarë në Hania të Kretës, një grup nxënësish dhe prindërish greke kërkuan ndalimin e menjëhershëm të çdo veprimtarie shqiptare në shkollë.

Megjithese përurimi u zhvillua në klimë mjaft pozitive, me flamujt e dy shteteve pranë njëri-tjetrit apo me femijët të cilët kënduan sa greqisht dhe shqip, persona keqdashës kanë shpërndare foto nga aktiviteti duke keqinformuar banorët, nxënësit dhe prindërit e gjimnazit të parë “Eleftheriu Venizelu’ në Hania. Sipas tyre në shkollë janë vendosur krahë njëri-tjetrit flamuri grek dhe ai shqiptar, gjë që ka shkaktuar reagime. Nxënësit kanë bërë greve para shkolles dhe mesimi rifilloi vetem pasi u miratua ndalimi i menjehershem i oreve te gjuhes shqipe.

shkolla krete 2

Teper te zhgënjyer, drejtori grek Stelios Zervakis dhe banore emigrante shqiptarë për reagimin e padrejtë të një pjesë të komunitetit vendas. Në Greqi sot funksionojnë 16 kurse të mesimit plotesues të gjuhës shqipe, ndërsa vitet e kaluara numri i tyre shkonte në 20, ndersa Lidhja e Mesuesve Shqiptare ne Greqi numeron 80 anetare.

shkolla krete 1

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: