Barcelonës do t’i largohet një tjetër ikonë. Serxhio Buskets ka pranuar se ky do të jetë sezoni i tij i fundit me ekipin katalanas, me kontratën që do t’i përfundojë në verën e vitit 2023. 34-vjeçari spanjoll është gati për një aventurë të re, por duket se nuk do të jetë në Europë.

Siç raportojnë mediat spanjolle, Buskets është i tërhequr nga ideja për të luajtur në elitën e futbollit amerikan MLS. Ende nuk dihet se cila do të jetë skuadra që mesfushori do të transferohet, por është thuajse e sigurt se në sezonin e ardhshëm ai do të luajë përtej oqeanit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb