Ngritja e flamurit të Kosovës në Katedralen e Notre-Dame në Paris, në mesin e flamujve të 19 shteteve është bërë objekt i madh diskutimi për mediat serbe. Këto të fundit pyesnin nëse presidenti Aleksandër Vuçiç duhet të anulojë apo jo vizitën në Paris më 11 nëntor.

Vuçiç konfirmoi se flamuri i Kosovës nuk do ta ndalojë që të udhëtojnë për në Paris në festimin e njëqindvjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

“Për asnjërin prej nesh kjo nuk është e këndshme, por ju duhet të kuptoni se njohja ka ndodhur dhjetë vjet më parë. Si ndodhi që kjo përnjëherë të bëhet temë? Kështu është në Vjenë, Paris, Londër, Berlin, Romë … Të mos shkoj askund? A duhet ta izolojë vetën? Më thoni çfarë doni…”, tha Vuçiç.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb