Flamuri i Kosovës është vendosur mes flamujve të shumë vendeve të tjera të botës në katedralen franceze në kuadër të njëqindvjetorit të Luftës së Parë Botërore.

Lajmi është bërë i ditur nga ambasadori i Kosovës në Francë, Qëndrim Gashi, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale pohoi se kjo është hera e parë që ngrihet flamuri i Kosovës në katedralen Notre Dame të Parisit.

Flamuri I Kosoves
Flamuri I Kosoves

“Për herë të parë, flamuri i Kosovës u ngrit në katedralen Notre Dame të Parisit- në kuadër të përkujtimeve të Njëqindvjeçarit të fundit të Luftës së Parë Botërore”, ka shkruar Gashi në llogarinë e tij në Twitter. Ndërkohë, mediat serbe e kanë cilësuar këtë lajm skandaloz.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb