Shtanga shqiptare ka nxjerrë sportistë cilë sorë ndër vite, duke qenë elitë e të gjitha disiplinave sportive, sa u përket rezultateve ndërkombëtare dhe numrit të medaljeve për vendin tonë. Natyrisht që breza të ndryshëm kanë kontribuar në këtë sukses. Një nga emrat e njohur të viteve ’80-’90 ka qenë dhe Agron Haxhihyseni, tashmë në postin e sekretarit të Përgjithshëm të federatës së peshëngritjes, që së bashku me presidentin Elez Gjoza kanë kryesuar delegacionin tonë në Botërorin e Anaheimit në SHBA, ku ekipi ynë doli i nderuar me dy medalje të fituara nga sportistja Romela Begaj.

Peshengritje-Elez-Gjoza-Agron-Haxhihyseni-2015-470x338

Gjatë një prononcimi për gazetën “Panorama Sport”, Haxhihyseni flet për të gjitha zhvillimet më të fundit, si dhe arritjet e peshëngritjes sonë në këtë Botëror, duke sqaruar edhe disa enigma e probleme që u shfaqën gjatë tij, sidomos skandali me flamurin, mungesa e një fizioterapisti e vështirësi të tjera të peshëngritjes sonë, por edhe për ambiciet e ekipit tonë kombëtar në Europianin e ardhshëm më 2018- ën.

tomas-ajan-elez-gjoza-gudar-beqiraj-dhe-agron-haxhihyseni-470x254

Pas përfundimit të kampionatit botëror të peshëngritjes, ishte një arritje e madhe si për ju atje, ashtu dhe për të gjithë shqiptarët. Si i përjetuat këto emocione që dhuroi sportistja jonë?

Nuk mund ta shpreh sa madhështore dhe fantastike ka qenë arritja e kësaj sportisteje në këtë Botëror. Romela Begaj bëri krenar jo vetëm sportin e peshëngritjes, por të gjithë kombin tonë.

Gjatë këtij Botërori kemi vërejtur shumë probleme, madje deri në masën e një skandali siç ishte ngritja e flamurit tonë me përmasa të vogla, si një flamur kinez, me një format krejtësisht të vogël, jashtë standardit. E kujt ishte përgjegjësia, e juaja apo e organizatorëve?

Ne, flamurët i marrim gjithnjë me vete, në çdo aktivitet që zhvillohet. Madje, ne kishim dy të tillë. Gjithashtu marrim dhe diskun që ka himnin tonë kombëtar me vete dhe ato jua dorëzojmë organizatorëve. Por, në rastin konkret, organizatorët nuk na i pranuan, duke na u përgjigjur se këto i siguronin vetë.

begaj

Prandaj gjithçka ndodhi, ishte përgjegjësi e vet vendit organizator dhe organizatorëve të këtij Botërori. Për sa i përket himnit, ishte i saktë. E dëgjova vetë dhe nuk kishte problem. Ndërsa flamuri ishte tjetërsuar dhe, për këtë, dua të kërkoj ndjesë dhe bëj autokritikë që një rast i tillë nuk do të ndodhë më.

Një nga sportistët tanë ka hedhur akuza se nuk kishim një fizioterapist, madje u shfaqën probleme shëndetësore gati në të gjithë sportistët tanë, por më keq u paraqit situata e peshëngritësit Briken Calja. Pse ndodhi kjo?

Fizioterapistë kishte në garë sa ka e gjithë Shqipëria. Të gjitha ekipet e botës aty i kishin. Kështu që edhe ne nuk na mungoi një i tillë, pasi për çdo problem ata i kishim pranë. Madje, edhe Romela e dëmtuar, pa fizioterapist ishte, dhe mori medalje. Federata jonë nuk ka asnjë lek për të paguar një fizioterapist.

Haxhihyseni-470x627

Megjithatë, dua të them se kjo nuk ishte ndonjë pengesë për të fituar medalje edhe të tjerët, pasi në SHBA çfarë të kërkosh, është falas. Kështu edhe ndihma me fizioterapist ishte krejtësisht falas. Me këtë rast dua të përshëndes komitetit organizator për ndihmën që na dha, duke shpëtuar edhe jetën e peshëngritësit tonë, Briken Calja.

Çfarë synon peshëngritja jonë pas këtij Botërori. Jemi me shtangistë të një brezi që po u kalon koha. Si do të mund të bëhet rinovimi dhe si është perspektiva e mëtejshme e këtij sporti?

Peshëngritja ka qenë dhe mbetet sporti më elitar në Shqipëri. Do vazhdojmë luftën kundër dopingut, për një sport të pastër dhe “fair play”. Ne po punojmë edhe me të rinjtë, ku plot talente po shfaqen dhe jam optimist për të ardhmen dhe ekipi ynë do të shpallet kampion Europe më 2018-ën.

Haxhihyseni2-470x412

Çfarë e preokupon më shumë sot për sot shtangën shqiptare. Çfarë i duhet asaj që të bëjë një hap më të madh përpara?

Peshëngritjes i duhet të jetë më afër shkencës mjekësore, si dhe të evitojë përdorimin e dopingut e të njihet me të rejat e antidopingut, si dhe përmirësimi i infrastrukturës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb