Shfaqja e flamurit me yllin komunist gjatë performancës së mbrëmshme në “Sunny Hill” festival, teksa këndonte grupi “Asgjë Sikur Dielli”, shkaktoi debate në politikë.

Për të sqaruar se ishte pjesë e performancës së tyre, ka reaguar Alban Limani, lideri i grupit të famshëm, i cili ka sqaruar përmes një statusi në Facebook se nuk ka lidhje me akuzat që po bëhen në rrjet edhe nga politikanë.

Ai thotë se ylli i shfaqur në klipin e këngës së tyre, e cila ishte dhe pjesë e performancës mbrëmjen e djeshme në këtë festival, nuk ka të bëjë aspak me atë çfarë po thuhet se po evokohen simbole të komunizmit, përkundrazi, ashtu sikurse edhe në tekstin e këngës së sjellë prej tyre dhe në klipin që e shoqëron atë, shembet komunizmi.

Sqarimi i plotë i anëtarit të bandës së suksesshme rok, Asgjë Sikur Dielli:

“Videoklipi i këngës “Ku ka më mirë se me qenë shqiptar?” është publikuar në vitin 2005 dhe është një parodi e stilit Monty Python, ku trajtohen ngjarjet dhe figurat historike nga antikiteti deri në ditët e sotme, në mënyrë surrealiste dhe ironike.
Shfaqja e flamurit kombëtar me yll, nuk ka të bëjë me glorifikimin e komunizmit, përkundrazi, në videoklip shembet komunizmi.
Ne jemi shumë koshient për persekutimet, krimet dhe vuajtjen që e ka shkaktuar komunizmi në Shqipëri, sepse edhe i përkasim familjeve të persekutuara.

It’s only Rock n’Roll”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb