Kombëtarja shqiptare tashmë e ka realizuar ëndërrën e saj për të qënë pjesë e një evenimenti madhor siç është Kampionati Evropian i Futbollit që do të mbahet në Francë gjatë këtij viti. Pas humbjes 0:2 në Elbasan Arena ndaj Serbisë, futbollistët e Kombëtares shqiptare do të befasonin në përballje me Armeninë duke e mposhtur me rezultat të pastër 3:0. Me këtë fitore, kombëtarja do të realizonte ëndërrën e të gjithë shqiptarëve për të qënë pjesë e Euro 2016.
Për të mirëpritur por edhe promovuar 24 ekipet kombëtare pjesëmarrëse në Euro 2016, 48 koshat e karuselit të madh të Sheshit La Concorde, 70 m i lartë, do të vishen me ngjyrat e Euro 2016, duke nisur nga e enjtja në mëngjes. Pjesë e këtij promovimi nuk ka munguar as flamuri shqiptar që është shfaqur mbi Karuselin e madh në Sheshin la Concorde në Paris.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb