SPANJE – Duket se asnjë ndeshje e rëndësishme në Ligën e Kampionëve nuk është pa tifozë shqiptarë. Pas flamurit kuqezi të shpalosur mbrëmë në çerekfinalen Bayern–Porto, flamuri shqiptar u pa edhe në Santiago Bernabeo në ballafaqimin e dy skuadrave madrilene, Realit dhe Atleticos.

Flamuri u pa më së miri rreth minutës së njëzetë në transmetimin direkt të ndeshjes. Flamuri kuqezi shihet edhe në disa fotografi të mediave botërore që e përcjellin takimin.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: