Lajme suprizë dhe në të njëjtën kohë tepër të bujshme vijnë nga Vlora aty ku Flamurtari ka bërë transferimin më të madh të kësaj periudhe markatoje.

Klubi vlonjat, si rrjedhojë e marrëdhënieve të mira që administratori Sinan Idrizi ka me drejtorin sportiv të Lazio-s, Igli Taren, ka arritur të mbyllë marrëveshjen për transferimin e Mamadou Tounkara te Flamurtari.

22-vjeçari me origjinë nga Senegali por i lindur në Spanjë më parë ishte përfolur se mund të kalonte te Skënderbeu, por gjithsesi në fund ai ka përfunduar të Flamurtari i cili përforcon sulmin me një element tepër kualitativ.

Tounkara konsiderohet si futbollist polivalent pasi është i aftë të mbulojë të gjithë repartin e sulmit. Me këtë lëvizje Flamurtari rrit mundësitë për të konkuruar Skënderbeun për titull kampion, pasi tani në përbërje ka lojtarë si Muarem Muarem, Bushiç, Danilo Alvesh, Nedeljkoviç, Sedu Kamara dhe Ardit Hoxhaj.

Tounkara është i rritur në akademinë e Barcelonës por prej vitit 2012 është transferuar te Lazio. Vitet e fundit ai është huazuar te Crotone dhe Salernitano.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb