Dita para ndeshjes Kukësi-Flamurtari, e luajtur të premten në stadiumin e Kamzës, ka qenë shumë e acaruar për faktin se FSHF kishte përcaktuar si gjyqtar kryesor Blerim Zirin. Vlonjatët reaguan ashpër, duke kërkuar që kryesori nga Fushë-Kruja të mos gjykonte, për shkak se ka lidhje farefisnore me drejtorin e menaxhimit të Kukësit, Ramadan Ndreu.

Mirëpo, fillimisht u prit me skepticizëm se FSHF do të bënte prapakthehu. Gjithsesi, në kampin vlonjat i kishin bërë mirë llogaritë. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se përveç njoftimit që i është bërë për këtë rast në mbrëmjen e së enjtes shefit të caktimit të gjyqtarëve, Sokol Jareci, klubi i Flamurtarit i ka dërguar zyrtarisht një “e-mail” vetë presidentit të FSHF-së, Armand Duka.

Këtij të fundit i është përcjellë shqetësimi për arbitrin, ndërsa mësohet se “emaili” është dërguar nga drejtori teknik i klubit, Ardi Behari. Nuk kaluan shumë orë dhe Ziri u ndryshua, madje u konsiderua si një gafë që sektori i gjykimit kurrsesi nuk mund ta kishte bërë/PanoramaSport

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb