VLORË

Skuadra e Flamurtarit ka mposhtur pas dy vitesh skuadrën kurbinase në sfidën e luajtur ditën e sotme. Ekipi i Dajës triumfoi në shifrat minimale 1-0.

Përballja mes ekipeve ishte tejet e luftuar teksa nuk munguan as përplasjet, por që gëzimi në fund shkoi në avantazhin e vendasve.

Goli i Danilo Alveshit në minutën e 33-t ngjiti në kuotën e 25 pikëve skuadrën vlonjate duke ndezur shpresat për një vend në Europë.

Edhe pse triumfuan përballë kurbinasve, këtë të fundit mbeten sërish në epërsi në renditjen tabelare. Në ndeshjen e radhës kurbinasit do të presin skuadrën e Ardian Memës, Tiranën, ndërsa Flamurtari do të luajë përsëri përballë Kamzës.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb