Pasi i rrëmbeu Persic, Antonio Conte trazon sërish Inter, këtë herë sipas mediave britanike, kërkon të sigurojë shërbimet e Maracelo Brozovic. Tottenham ka piketuar kroatin si një nga lojtarët që do të vazhdojnë në mënyrë të detajuar gjatë Botërorit në Katar. Kohët e fundit, Inter po funksionon shumë mirë edhe pa Brozovic, plus Asllani, nuk do të ishte një çudi nëse zikaltërit pranojnë të dëgjojnë një ofertë konkrete për Brozovic.

Në verë u largua me kosto zero te Barcelona, por Frenck Kessie nuk po gjen hapësirat që shpresonte. Sipas Sport, ish mesfushori i Milan mund të largohet nga Barcelona që në merkaton e janarit. Për futbollistin nga Bregu i Fildishtë interesohen klube të ndryshme në Premier League, Aston Villa dhe Fulham janë në gatshme të paguajnë deri në 20 milionë euro për të siguruar kartonin e tij.

Ilkay Gundogan është një tjetër emër që pritet të ndryshojë skuadër. Mesfushori gjerman, sipas Sky, po merr në konsideratë transferimin në La Liga në fund të këtij sezoni, Barcelona është një emër që e josh shumë. E ardhmja e tij pritet të vendoset në varësi të ecurisë që Man.City do të ketë këtë sezon.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb