Merkato nuk është hapur ende zyrtarisht, por ky fakt nuk pengon aspak ekipet të lëvizin me nxitim në tregun e transferimeve. Man.United vijon të ushtrojë presion për ti rrëmbyer Barcelonës mesfushorin Frenkie De Jong. Sipas Guardian: tratativa vijon dhe në shtëpinë e “djajve të kuq” janë shumë optimist se do të arrijnë ti bëjnë një dhuratë të bukur trajnerit Ten Hag. Blaugranët kërkojnë 75 milionë paund për kartonin e holandezit por duke parë vështirësitë ekonomike mund të pranojnë edhe ulje.

United
United

Milan Skriniar është një tjetër emër që po qarkullon fuqishëm në këtë ditë qershori. PSG e ka vendosur në majën e listës së dëshirave për të përforcuar repartin e mbrojtjes. Klubi francez i ofron sllovakut 7,7 milionë euro neto në sezon. Me Dybala dhe Lukaku që janë nisur për në Milano, Inter është i detyruar të shes, por Skriniar nuk ka shprehur kurrë dëshirën e tij për tu larguar.

Psg
Psg

Juventus mbetet në kërkim të një qendërmbrojtësi për të përforcuar repartin difensiv. Koulibaly është emri më i rëndësishëm që po lakohet së fundmi në Torino. Koulibaly futet në vitin që i skadon kontrata, në 2023, për këtë arsye kjo është vera e duhur për ta shituar. De Laurentiis nuk pranon asnjë ofertë poshtë 40 milionë euro. De Ligt-Koulibaly shihet si një dyshe ideale nga trajneri Allegri.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb