Marcus Rashford është shndërruar në protagonist absolut te Man.United këtë sezon: 24 gola dhe 8 asiste në 36 ndeshje. Erik ten Hag i ka kërkuar drejtuesve të klubit të blindojnë sulmuesin anglez. Sipas Sky Sport UK, tekniku holandez kërkon që rinovimi i kontratës me Rashford të behet sa më shpejt të jetë e mundur, për të shmangur çdo skenar të padëshiruar në fund të këtij sezoni. Rashford ka një kontratë me Man.United deri në 2024.

Rashford
Rashford

Një tjetër emër që vijon të lakohet fuqishëm në merkato është edhe Hakim Ziyech. Sulmuesi maroken dështoi të transferohej te PSG gjatë janarit, kjo pasi klubi i Chelsea dorëzoi dokumentet e sakta pasi ishte mbyllur merkato. Ziyech pritet të rikthehet sërish në merkato gjatë verës pasi për shërbimet e tij është futur në lojë edhe Bayern Munich.

Sport
Sport

Ansu Fati i premton besnikëri Barcelonës. Talenti spanjoll pavarësisht se ka një kontratë deri në 2027 ëndërron të luaj me gjatë me klubin blaugrana: “Jam me fat që jam një lojtar i Barcelonës, shpesh mendoj se nuk ia kam kthyer Barcelonës besimin që më ka dhënë. Në këto momente fizikisht jam 100%. E ardhmja? Kam një kontratë deri në 2027, por shpresoj të qëndroj edhe më gjatë. Fati im është të qëndroj këtu”, u shpreh Ansu Fati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb