Një rast i pazakontë ka ndodhur në emisionin Opinion të enjten mes përfaqësuesit të PD-së, Gazmend Bardhit dhe analistit Mustafa Nano.

Debati u përkeqësua gjatë përmendjes së pasurisë mes politikanëve, ndër ta edhe vilat që zotërojnë.
Bardhi kërkoi fjalën, ndërsa akuzoi analistin Mustafa Nano se zotëron një vilë në Gjirin e Lalëzit.

DEBATI
Bardhi: Vilë në Surrel ka Edi Rama nuk ka ndonjë nga opozita. Po flasim për përgjegjësinë ligjore të ministrit.

Nano: Pse për kunatin të mos flasim.
Bardhi: Jo të flasim për vilën tëndë në Lalëz.
Nano: Për vilën time, vilën time, vilën e sat ëme…

Bardhi: Vilen e sat eme
Nano: Une nuk kam vile ne Lalez. Une kam apartament. Ti je nje idiot me gjyslyke

Bardhi: Ne s’jemi ketu per pasuritë
Nano: Ti nuk je idiot mor, ti je kërriç

Bardhi: Po te flasesh keshtu nuk eshte argument
Nano: Ik mor zuzar, palaco.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb