TIRANE – Prej kohësh bukuroshja bionde e “Dance with me”, përflitet se kishte një lidhje me një mashkull të panjohur. Por puthja me Drinin, që u dha gjatë finales së “Dance with me” që u komentua si lojë, duket se në të vërtetë është diçka më tepër se kaq. Burime pranë dy moderatorëve flasin për një lidhje të Violës dhe Drinit.

Miqtë e përbashkët tregojnë se shkëndija mes të dyve ka nisur pikërisht në spektakël, ku të dy kanë kërcyer për 14 javë me njëri-tjetrin. Më herët të dy e kanë mohuar të kenë diçka mes njëri-tjetrit, por këto foto dhe miqtë tregojnë tjetër gjë. Veçmas shkrepjes ku duken duke u puthur, kemi mundur të rrëmbejmë edhe një foto disi më private përgjatë provave.

Viola, si një koketë mjaft simpatike, shihet e shtrirë në prehrin e Drinit dhe të Sardit. Me aq sa mund të shihet Drini shfaqet shumë i ngrohtë me bionden simpatike, teksa nuk ngurron ti dhurojë prekje të nxehta.
(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: