Qytetarë nga e gjithë Shqipëria janë mbledhur sot në Tiranë për të protestuar kundër qeverisë. Gazetarja Aurora Golemi e pozicionuar nga rruga e Elbasanit, pranë Fakultetit Ekonomik, ka sjellë disa prononcime të qytetarëve që vijnë nga Juglindja por jo vetëm.

Ata thonë se kanë ardhur për të protestuar për rrëzimin e kryeministrit Edi Rama. “Kemi ardhur për protestë nga Pogradeci. Kemi dy javë që kemi thënë se do vijmë. Ne i thamë atij të na presë, ai paska ikur në Vlorë”, tha një qytetar.

“Sot sa mundemi në mënyrë paqësore. Nuk do bëjmë rrëmujë. Ta rrëzojmë Ramën”, u shpreh një tjetër. “Vdekshin hajdutët. Ne duam të fitojë populli fukara dhe këta që merren me drogë kaput që nga Edi”, tha një qytetar i moshuar.

“Do protestojmë për të gjitha të zezat që ka bërë ky kryeministër. Për taksat, për papunësinë, për kriminalitetin, gjithë të zezat”, deklaroi një tjetër qytetar.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb