TIRANE

Flaudio është një i ri nga Skrapari, i cili ashtu si shumë bashkëmoshatarë të tij ka zgjedhur Tiranën si një mundësi, jo vetëm për t’u arsimuar, por edhe për të krijuar të ardhmen e tij. Ai studion në vit të dytë për Financë-Kontabilitet. Flaudio ndjek rregullisht cdo orë leksioni ne auditorët e Bujqësorit me dëshirën për të mësuar sa më shumë nga dega që ka zgjedhur.

Por ai nuk është i vetmi nga familja e tij që ndjek studimet në Tiranë. Bashkë me të edhe e motra ndjek studimet në nivelin “master shkencor” në “Inxhinieri Elektronike”. Të dy ata jetojnë me qira, ndërsa prindërve u duhet që të bëjnë një sakrificë jo të vogël për t’u siguruar dy fëmijëve të tyre mundësitë për të ndjekur studimet. Flaudio është i vetëdijshëm se pavarësisht ndihmës që merr nga familja, ai duhet të punojë sa herë që i jepet mundësia për të siguruar disa të ardhura shtesë për të përballuar jetësën, qiranë, por edhe për të pasur lekë për argëtim. Ndaj ai ndryshe nga shumë bashkëmoshatarë të tjerë, ka zgjedhur që të mos presë vetëm nga ajo që mund të bëjë shteti dhe prindërit për të, por të marrë vet fatin e tij në dorë dhe të punojë sa herë t’i jepet mundësia dhe sa herë që ka kohë, pa lënë pasdore studimet që janë dhe investimi real për një punësim më të mirë në të ardhmen.

Aee82881 374c 4d98 Ae24 F8dc3f54e221
Aee82881 374c 4d98 Ae24 F8dc3f54e221

Këtë fundjavë, megjithëse ai festonte ditëlindjen e tij të 20, atë e gjejmë në kantierin e ndërtimit që është ngritur për rikonstruksionin e konvikteve të mjekësisë. Flaudio është pjesë e firmës që ka marrë përsipër të kryejë rikonstruksionin ai tregon se punon me të sa herë që ka kohë të lirë, kryesisht në fundjavë. Ai thotë se puna nuk është turp dhe se e ka për nder që nëpërmjet saj të sigurojë vetë një pjesë të të mirë të të ardhurave për të vijuar studimet.

“Nuk do ta besoni kush është ustai që ndërton sallën e leximit për studentët e mjekësisë! ? Flaudio Methoxha, vetë student i Financës në Universitetin e Tiranës, punon në ndërtim me firmën që rikonstrukton konviktet. Çdo punë është nder, jam shumë krenar për ty e gjithë studentët që punojnë!”, shkruan kryebashkiaku Veliaj në tëitter ndërsa i referohet pikërisht takimit që pati gjatë inspektimit të punimeve me Flaudion.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: