Pas dorëzimit  të detyrës si ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, figura të njohura të politikës ndërkombëtare kanë shprehur vlerësime për punën e Bushatit .

“Faleminderit Ditmir për punën tuaj, bashkëpunimin e mirë dhe miqësinë! Gjithë të mirat në të ardhmen. Margot Wallstrom”, shkruan ministrja e Jashtme e Suedisë.

Margot

Michael Roth, ministri gjerman për Europën e quan Bushatin një europian të angazhuar. “Një lider politik i guximshëm, një mik i mirë dhe një europian i angazhuar. Shumë faleminderit i dashur Ditmir Bushati! Do na mungosh”, shkruan Roth.

Roth

Edhe Knut Fleckenstein, eurodeputeti mjaft i angazhuar për Shqipërinë ka një mesazh për ish ministrin, ku shprehet se rrugët e tyre do të kryqëzohen sërish. “Faleminderit për bashkëpunimin shumë të mirë! Unë shpreosj, ne do të takohemi sërish. Herët a vonë rrugët tona do të kryqëzohen prapë. Dhe unë po pres për këtë moment”, shkruan Fleckenstein.

Fleckenstein

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb