Kriza politike me bojkotin e opozitës dhe situata parazgjedhore në Shqipëri vazhdon të jetë një shqetësim për ndërkombëtarët.

Eurodeputeti Knut Fleckenstein ka reaguar pas mesazhit që dje komisioneri Johannes Hahn iu dërgoi shqiptarëve, përfshirë edhe politikës. Fleckenstein thotë se mbështet mesazhi e Hahn për popullin shqiptar, ndërsa shkruan se edhe në SHBA janë të gjithë të dëshpëruar për situatën. Eurodeputeti thekson se përgjegjësia është e qartë.

“Mbështes mesazhin e Hahn për popullin shqiptar. Gjithashtu pas takimeve në SHBA, të gjithë të dëshpëruar për situatën. Përgjegjësia është e qartë”, shkruan Knut Fleckenstein në Twitter, i cili etiketon në mesazh edhe senatorin John McCain.

Fleckenstein

Dje Komisioneri për Zgjerim Johannes Hahn me anë të një letre dërguar shqiptarëve, shprehte keqardhje për bojkotin e opozitës për zgjedhjet 18 qershor, por sipas tij procesi duhet të vazhdojë më tej.

Ai tha se janë bërë përpjekje për të promovuar dialogun dhe se janë dëgjuar të gjitha kërkesat e palëve.

Ai pohoi se janë ofruar disa opsione për zgjidhjen e krizës, ndërsa u shpreh se BE ka shpresuar që liderët do të gjejnë një zgjidhje. Ndër të tjera ai tha se: “Udhëheqësit do të mbajnë përgjegjësi nëse përpiqen të shmangin aspiratat legjitime të popullit shqiptar për një të ardhme më të mirë. Po ashtu se BE do të ndjekë dhe monitorojë nga afër procesin zgjedhor.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb