TIRANE

Delegacioni i PE ka dalë në një konferencë për mediat pas takimeve që zhvilluan në Tiranë me përfaqësues nga mazhoranca, opozita dhe shoqëria civile për situatën poltike në vend.

Raportuesi për Shqipërinë Knut Fleckenstein tha se djegia e mandateve nuk është mënyrë për zgjidhjen e problemave. Ai u shpreh se është zhgënjyer nga kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, pasi gjatë takimit ajo ka thënë vetëm një fjali se Shqipëria ka nevojë për ndryshim pushteti dhe e ka marrë vendimin.

Ne të gjithë mbajmë në mendje 19 qershorin, pra vendimin që do merret për negociatat. Procesi i reformave është duke vazhduar dhe KE këtë ka kërkuar që të ketë vendim pozitiv. Ne i bëjmë thirrje KE që të përqendrohet në këto fakte dhe që të hapet drita jeshile për negociatat. Ky parlament mund të vazhdojë rrugëtimin dhe me anëtarë të rinj të parlamentit. Së dyti, ndoshta disa e mbajnë mend kur unë kam thënë në fillim me Kukan, ka qenë një bojkot nga opozita dhe asgjë nuk ka ndryshuar që atëherë. Më vjen keq sepse djegia e mandateve nuk është mënyrë për të zgjidhur problemet.

Dje patëm disa shkëmbime të mira me disa ndoshta ish deputetë. Së pari me Bashën. Ne e bëmë të qartë se ne e kuptojmë nga njëra anë argumentet e tij, por edhe nëse opozita ka të drejtë me akuzat, bojkotimi i Kuvendit nuk zgjidh problemet. U çudita, por edhe u zhgënjeva shumë nga kryetarja e LSI-së për arsye se ajo tha një fjali në fund të takimit, duke thënë që ata e kanë marrë vendimin që në Shqipëri ka nevojë për ndryshim pushteti, për shoqërinë, për vendin dhe se nëse europianët nuk e kuptojnë nuk është problemi i saj. Duhet ta kuptojnë se në cilën anë ndodhemi ne”- tha ai.

Fleckenstein tha se nuk duhet të ketë dhunë në protesta, pasi rrezikohet çelja e negociatave.

Harrova të them që ata që organizojnë protestës duhet të kujdesen që ato të jenë jo të dhunshme. Nuk është e mundur të thuhet është protesta ime janë njërëzit e mi, po dhuna nuk është e imja, është si të thuash është ushqimi im, por nuk e paguaj unë.  Dhuna të jetë e kufizuar sa më shumë të jetë e mundur të gjithë e dinë e duhet të kujdesen për këtë. Nesë shikojmë pamje dhune nga rrugët e Tiranës deri në mesin e qershorit, kjo do të ketë pasoja për diskutimet në takimin e Këshillit”- tha Fleckenstein.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb