Mario Xhufredi, agjenti i Elseid Hysajt, ka folur për mikrofonët e “Radio Kiss Kiss” për të ardhmen e lojtarit që asiston dhe që duket se do të lërë Napolin këtë verë.

“Siç e kam cekur gjithnjë në intervistat e mëparshme, Hysaj ka bërë një rikuperim të rëndësishëm me Gatuzon, është kthyer në nivelet e tij duke treguar se është i njëjti lojtar që u pa me Sarrin. Gatuzo e vlerëson shumë, por ai dhe Di Lorenco janë në të njëjtin nivel dhe nuk mund të mbash në ekip dy lojtarë të të njëjtit nivel. Roma? Nuk e di, nuk është momenti të flasim për skuadra. Nuk arrijmë të mendojmë dot tani se cila do të jetë e ardhmja”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb