TIRANË- Pronari i Xhoi Lloto, Amiran Dzanashvili i përfolur ditët e fundit në media deklaron se nuk është person i arrestuar në Rumani dhe se emri i tij po përdoret politikisht në Shqipëri. Në një reagim për mediat ai thotë se po negocion në Londër me një biznesmen për të hapur një universitet prestigjioz në Tiranë.

“Është e vërtetë që kam blerë 50% të aksioneve Xhoilloto nga Mark Frroku, i cili dukej për mua si një biznesmen normal, kur e kam takuar shumë vite më parë. Unë kurrë nuk e kisha takuar apo njohur Mark Frrokun më parë, dhe unë nuk dija asgjë për jetën e tij ose të aktivitetit të kaluar kriminal jashtë vendit. Unë kurrë nuk kam bërë ndonjë biznes me të, përveç se kam blerë aksionet e tij në një kompani shqiptare, ku kam investuar. Marku nuk është miku im dhe as partneri im në ndonjë biznes”, deklaron Dzanashvili në një komunikatë të shpërndarë për mediat nga adresa [email protected].

Ai flet gjithashtu edhe për takimet me Ramën, Berishën dhe Metën. “Investitorët e huaj, jo vetëm që nuk janë duke bërë para në Shqipëri, por janë sulmuar në mënyrë të paligjshme dhe janë përzierë në lojëra politike për qëllime të liga. Unë kam takuar Sali Berishën në Shqipëri dhe Izrael. Unë kam takuar Edi Ramën në Shqipëri dhe Izrael. Unë kam takuar Ilir Metën në Shqipëri dhe Izrael. Unë i kam ndihmuar ata, dhe Shqipërinë, duke sjellë shumë investitorëve të huaj në këtë vend. Unë jam një mik i Shqipërisë dhe një investitor serioz i huaj”.- thuhet ne deklarate.

DEKLARATA E PLOTE
Avokati im në Shqipëri më ka informuar se media po flet për mua. Po akuzohem ilegalisht dhe gabimisht për sjellje kriminale. Edhe Berisha ka shkruar sot për mua duke pretenduar në pavërtetësi se kam financuar fushatën e Ramës në vitin 2013. Me vjen shumë keq që emri dhe bizneset e mia po përdoren për qëllime politike në një fushaTë politike në Shqipëri. Më vjen shumë keq që institucionet e pavarura po përdoren politikisht për të hedhur baltë mbi emrin dhe bizneset e mia. Ju deklaroj solemnisht dhe në vërtetësi që kam bërë biznes normal dhe legjitim në Shqipëri. E kam blerë “Xhoilloton” bashkë me partnerin tim Ofer Nimrodi dhe së bashku kemi investuar në bizneset e naftës, në tregtinë në Shqipëri. Kam paguar taksat rregullisht, miliona euro çdo vit në Shqipëri dhe nuk kam mundur të kem ndonjë fitin nga gjithë këto biznese. Të gjitha këto biznese janë të pastra , korrekte legjitime deri në detaj. Kam investuar por nuk i kam marrë ende paratë mbrapsht. Po humbas besimin në Shqipëri. Investitorët e huaj , jo vetëm që nuk po bëjnë para në Shqipëri, por sulmohen ilegalisht dhe i përfshijnë në lojëra politike për qëllime të këqija. E kam takuar Sali Berishën në Shqipëri dhe Izrael. E kam takuar Edi Ramën në Shqipëri dhe Izrael, njësoj sikurse edhe Ilir Metën. I kam ndihmuar ata dhe Shqipërinë si vend, duke sjellë shumë investitorë të huaj. Jam mik i Shqipërisë dhe një investitor i huaj shumë serioz. Është e vërtetë që kam blerë 50% të aksioneve të “Xhoillotos” nga Mark Frroku, I cili mu duk biznesmen normal, por e kam takuar vite më parë.

Nuk e kisha takuar apo njohur kurrë më parë Mark Frrokun dhe nuk di asgjë për jetën e tij apo aktivitet e kaluara kriminale jashtë vendit. Nuk kam bërë kurrë biznes me të, përvecse kam blerë aksionet e tij në një kompani shqiptare, ku investova. Mark Frooku nuk është shoku im, as partneri im në ndonjë biznes. Kam punuar me sinqeritet në Shqipëri për disa vite. Njoh shumë politikanë, por asnjëherë nuk kam financuar ndonjë parti politike apo individ në Shqipëri. Cdo gjë që është thënë në lidhje me këtë është gënjeshtër. Është e vërtetë që jam nën hetim në Rumani, por nuk akuzohem për ndonjë krim. Nuk jam as i arrestuar, nuk jam as në burg, ashtu sikurse thonë mediat në Shqipëri. Nuk kam asnjë lidhje me këtë aktivitet të paligjshëm dhe së shpejti hetuesit do e vërtetojnë këtë. Është një parim universal, që kushdo është i pafajshëm, derisa të shpallet fajtor nga ndonjë gjykatë. Nuk jam dënuar ndonjëherë për ndonjë krim, sepse drejtoj biznese të pastra dhe jam biznesmen i sinqertë. Do t’i kërkoj politikanëve dhe mediave në Shqipëri të ndalojnë sulmin kundër meje dhe bizneseve të mia. Ky është një shembull I tmerrshëm që po i jepni investitorëve të huaj.

Nuk është e mundur të bësh biznese të mëdha në Shqipëri pa u takuar me kryeministrin dhe ministrat, kështu që jam takuar me ta si investitor. Vendimet janë shumë të përqendruara në këtë vend dhe investitorët e huaj duhet të përballen me politikanët në mënyrë që të ecin përpara me bizneset. Nuk do t’i pranoj më këto sulme. Do të hedh në gjyq çdo politikan apo media që do më sulmojë ilegalisht mua dhe bizneset e mia. Shqipëria nuk do të ketë progres pa investitorë të huaj por duhet të mësojë si t’i respektojë ata.
Tashmë jam në Londër, po flas me një biznesmen mjaft të respektueshëm për të hapur një universitet privat prestigjioz në Tiranë. Si mund ta bind atë kur investimet e mia të pastra po sulmohen brutalisht? I kam bërë vetëm mirë Shqipërisë. Berisha dhe Rama e dinë mirë këtë. Kam investuar plot para dhe ende skam marrë fitimet.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: