Pas daljes nga “Big Brother”, Arjola Demiri ishte një nga konkurrentet që u komentua më së shumti.

Së fundmi “meraku” i fansave ishte nëse e kishte marrë ose jo shtëpinë e re që iu dhurua gjatë spektaklit dhe se cilat janë planet e saj për të ardhmen në aspektin profesional.

E ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake Up”, Arjola tha se shtëpinë e ka marrë por është ende në ndërtim.

Arjolaaaa

Pjesë nga intervista:

Lajm i mirë është që tashmë shtëpinë e dhuruar nga “BBV” e ke marrë. A e ke arreduar, të ka zënë “stresi” i shtëpisë së re?

Shtëpia është në ndërtim. E kam bërë projektin, në mendje i kam të gjitha detajet. Po vendosim për ngjyrën e kuzhinës dhe të dhomave.

Cilat janë ofertat e tjera që ke marrë post “BBV”, që ndoshta po i shqyrton ende?

Më të shumtat janë nga Kosova. Me Kosovën kam pasur gjithmonë marrëdhënie të ngushtë, bëhet fjalë për dy emisione televizive, për serialin “Sha je be tu folën?” Besoj se këto janë mjaftueshëm në këtë moment. Jam shumë e lumtur padiskutim.

Po me banorët e tjerë si po shkon, me kë vijon të ruash marrëdhëniet apo që takohesh më shpesh?

Edhe me Ilirin e Monikën kam raport shumë të mirë. Dje kisha një rol me Monikën në “Portokalli”. Dalja ka qenë me rikuperim më të vështirë, por marrëdhënia me Monikën ka qenë ajo që ka qenë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb